Veterani Goran Pandev luan sot ndeshjen e fundit të karrierës

Nga A2 CNN
21 Qershor 2021, 12:19 | Futboll
Veterani Goran Pandev luan sot ndeshjen e fundit të karrierës

Kapiteni i Maqedonisë së Veriut, Goran Pandev, konfirmoi se ndeshja e sotme ndaj Holandës do të jetë e fundit me përfaqësuesen dhe me shumë mundësi, edhe e fundit në karrierën e tij si futbollist profesionist.

“Kontrata ime me Genoa ka përfunduar. Nuk kam në plan të vazhdoj futbollin profesionist. Sa i përket kombëtares, tërhiqem 100%. Ky është kulmi i karrierës sime, e plotësova ëndrrën për të luajtur një turne të madh”, tha 38-vjeçari.

Maqedonia e Veriut i ka humbur të dyja ndeshjet në Evropian (3-1 ndaj Austrisë dhe 2-2 ndaj Ukrainës) dhe nuk ka shpresa për kualifikim, por do të luftojë për të marrë pikët e para në histori në një fazë grupesh.

Goran Pandev ka luajtur plot 121 ndeshje me përfaqësuesen e tij dhe ka qenë pjesë e ekipeve më në zë italiane, si Inter, Lazio dhe Napoli, duke fituar një Champions League dhe një titull kampion me ngjyrat zikaltër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos