Gjilani me futbollist pozitiv, ndeshja në Europë shtyhet për nesër

Nga A2 CNN
20 Gusht 2020, 15:32 | Futboll
Gjilani me futbollist pozitiv, ndeshja në Europë shtyhet për

Ekipi i Gjilanit ka deklaruar se nga analizat e kryera, një prej futbollistëve të tij ka rezultuar pozitiv ndaj COVID-19.

Analizat janë kryer nga Instituti i Shëndetësisë së San Marinos, ku kosovarët pritej të ndesheshin sot me ekipin vendas të Tre Penne.  

UEFA njofton se ndeshja do të zhvillohet ditën e nesërme, ku para zhvillimit të saj do të ritestohen të gjithë futbollistët dhe stafi, përveç rastit i cili ka dalë pozitiv në testimin e djeshëm. Ndërkohë, ora ende nuk është e përcaktuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos