
Igli Tare realizon goditjen e madhe, duke i siguruar Lazio-s sulmuesin e shumëkërkuar.
Klubi i Serie A përforcohet me Vedat Muriqin, sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës, që në sezonin e fundit shkëlqeu te Fenerbahçe në Turqi. Kosto e operacionit është 14 milionë euro dhe kalimi i Bastos te klubi turk.
Sipas TMW, Muriqi do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me dy milionë euro në sezon, ndërsa Lazio shpreson që lojtari të bashkohet me skuadrën deri ditën e diel. (A2 Televizion)