Gjumi më i shtrenjtë në botë

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2020, 14:05 | Futboll

E gjithë bota u “gozhdua” para televizorit të dielën për të parë finalen e Super Bowl. Por, një burrë i cili kishte fatin të ishte i pranishëm në stadium, ku mesatarja e çmimit të biletës ishte 7000 dollarë, nuk dukej se i bënte shumë përshtypje spektakli në fushë.

Në një video të postuar “online” nga shkallët e stadiumit, shihet burri duke fjetur në karrigen e tij, me duart e kryqëzuara.

https://a2news.com/2020/02/03/superbowl-magjistari-mahomes-i-jep-titullin-kansas-city-chiefs-pas-50-vitesh/

Komentet ishin nga më të ndryshmet. Disa e lavdëronin për faktin se mund të flinte në mes të asaj zhurme të madhe, të tjerë e kritikonin për faktin se kishte shpenzuar mijëra dollarë për një biletë, por në vend që të shijonte ndeshjen, flinte gjumë.

https://a2news.com/2020/02/03/jennifer-lopez-dhe-shakira-i-vene-flaken-majemit/

“E mori dreqi, sa ke paguar për të fjetur gjumë në Super Bowl?”, shkruan një komentues në Twitter. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos