Interi vuajti në transfertë ndaj Udineses, por në fund arriti të rikthehet te 3 pikët me anë të dy golave të shënuar nga Lukaku në pjesën e dytë.
Conte zbriti në fushë me 3 blerjet e reja, Young, Moses dhe Eriksen, por deri në minutën e 64-t hasi vështirësi për të gjetur golin e parë, madje u rreziku edhe në disa raste për të pësuar.
Për të dalë nga situate e vështirë, mendoi sulmuesi belg, i cili realizoi një gol të bukur në minutën e 64-t. Vetëm 7 minuta më pas, Sanchez, i aktivizuar në pjesën e dytë, fitoi një 11-metërsh dhe ishte sërish Lukaku që e ktheu në gol, duke e vulosur rezultatin në 0-2.
Me këtë fitore, Interi rimerr vendin e dytë, në kuotën e 51 pikëve, 3 më pak se Juventusi i vendit të parë. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )