Gjykata Kushtetuese rrëzon pjesërisht vendimin për ndalimin e aktiviteteve partiake me më shumë se 10 persona

Nga A2 CNN
9 Mars 2021, 15:47 | Politikë

Gjykata Kushtetuese pranon padinë e Partisë Republikane kundër masave kufizuese për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Duke shfuqizuar pjesërisht vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për ndalimin e aktiviteteve politike dhe tubimeve me më shumë se 10 persona, Gjykata detyron organet kompetente të rishikojnë kohëzgjatjen e kufizimeve, brenda një jave nga shpallja e këtij vendimi.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar, brenda afateve ligjore, njofton Gjykata Kushtetuese. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/03/02/fushata-ne-pandemi-debat-ne-kushtetuese-mes-qeverise-dhe-gjyqtareve/

A2 CNN Livestream

Latest Videos