Goditet grupi i shpërndarjes së drogës në Elbasan, 10 në pranga

Nga A2 CNN
25 Shtator 2021, 14:03 | Kronikë
Goditet grupi i shpërndarjes së drogës në Elbasan, 10

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 10 persona në një operacion kundër trafikut të narkotikëve, ndërsa ka proceduar penalisht në gjendje të lirë 1 shtetase, e cila dyshohet se kryente shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Në operacionin e koduar “Lugaxhi”, u arrestuan: “E. B., 36 vjeç, G.M., 28 vjeç , A.C.,  38 vjeç, të tre  banues në fshatin Lugaxhi, Elbasan, E.Q., 27 vjeç, V.C.,  22 vjeç, R.A., 23 vjeç, dhe  E.Q., 17 vjeç, banues në Elbasan. A.B., 20 vjeç, A.B.,  20 vjeç, A. B., 26 vjeç, të tre banues në fshatin Rinas-Gurakuq, Elbasan”.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të dy automjeteve, motoçikletës dhe gjatë kontrollit në lokalin e njërit prej tyre, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa, një pjesë e bërë në doza gati për shitje.

Gjithashtu u sekuestruan doza me lëndë narkotike kokainë, një shumë parash që dyshohet se janë të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, 3 automjete, 1 motoçikletë , 1 peshore elektronike që shërbente për peshimin e lëndës narkotike dhe ndarjen  në doza, si dhe 10 telefona celularë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos