Ndeshje e dobët e kuqezinjve ndaj Republikës Çeke, duke treguar varësinë e futbollistëve më të vjetër. Kishte pak harmoni në grup, ndërsa disa futbollistë shfaqën vështirësi në përshtatjen me skemën e preferuar të trajnerit. Perla e Cikalleshit shënjon një gur kilometrik të rëndësishëm për sulmuesin.
Bare mbetet motori i skuadrës, ndërsa Gjimshiti, veshur me spaletat e kapitenit, tregoi pjekuri dhe profesionalizëm. (A2 Televizion)

Selmani 5.5 - Në një ndeshje nën ton, bëri një paraqitje me nivel të pranueshëm, duke i bërë vend vetes për të ardhmen 
Kumbulla 6 - Një aset i çmuat i skuadrës që po rritet gjithnjë e më shumë. 
Ismajli 4.5 - Nuk ishte ndeshja e tij. Për asnjë moment nuk arriti të përshtatet me rreshtimin e skuadrës, duke rënë në gabime të një paanshme. 
Gjimshiti 6 - Është padyshim një prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës. 
Trashi 4.5 - Hasi shumë vështirësi me kundërshtarin në formë shumë më të mirë fizike. Vështirësi në përshtatjen me skemat. 
Veseli 5 - Ndeshje e vështirë dhe për Veselin, veçanërisht në mbulimin e afërt të kundërshtarit. Shumë herë jashtë pozicioni. 
Bare 6.5 - Një futbollist luftarak, me grintë dhe aftësi të mira. Shumë i komunikueshëm me të gjithë skuadrën. 
Abrashi 6 - Është rikthyer në vendin e tij. I fortë në lojën mbrojtësi dhe me shpejtësi në daljet e skuadrës. 
Kallaku 4.5 - Shfaqi shumë emocione më lojën e tij dhe nuk arriti të përshtatet. 
Manaj 5 - Shumë i fuqishëm, por pak i organizuar. I izoluar nga kundërshtari. 
Cikalleshi 6.5 - Perla që shënoi në fundin e pjesës së parë i dha statusin e lojtarit më të mirë për kuqezinjtë. 
Reja 5.5 - Me mungesat e shumta kishte vështirësi, por ndër të tjera nuk kishte krijuar harmoni brenda grupit.