Dy lojtarë pozitiv te Suedia euro 2020, grupi e kthehet në vatër infeksioni

Nga A2 CNN
8 Qershor 2021, 19:21 | Futboll
Dy lojtarë pozitiv te Suedia euro 2020, grupi e kthehet në vatër

Grupi E në finalet e Euro 2020 kthehet në vatër të Covid. Pas rastit të Sergio Busquets te Spanja, që detyroi “Furinë e Kuqe” të hynte në karantinë, tashmë konfirmohen edhe dy raste pozitivë te Suedia.

Bëhet fjalë për yllin e Juventusit, Dejan Kulusevski dhe mesfushorin e Bologna, Mattias Svanberg. Të dy lojtarët rrezikojnë të mos jenë pjesë e skuadrës skandinave gjatë turneut më të rëndësishëm kontinental.

Situata është problematike, sepse rastet me infeksion do të ndikojnë në mënyrë të drejtë për drejtë në ndeshjen e Suedisë me Spanjën, e programuar të luhet më 14 qershor.

Këto skuadra kanë rastet e para të konfirmuara me Covid përpara startit të turneut, që u shty me një vit prej pandemisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos