Gruaja që u martua me kukullën: Po pres fëmijën e dytë

Nga A2 CNN
12 Prill 2023, 12:31 | Lifestyle

Një grua që është martuar me një kukull prej lecke ka njoftuar se është “shtatzënë” me fëmijën e saj të dytë, dhe shpreson që kjo gjë t’i shpëtojë martesën, pasi mori vesh se “burri” e kishte tradhtuar.

Meirivone Rocha Moraes, nga Brazili, është bërë virale në rrjetet sociale vitet e fundit, duke treguar detaje nga romanca e saj me kukullën.

37-vjeçarja ka marrë rreth 400 000 shikime në TikTok në videon ku tregon një test shtatzënie pozitiv.

“Jam shumë e lumtur pasi jam shtatzënë sërish. Kësaj radhe, shpresoj të jetë vajzë. Marcelo (kukulla) donte shumë një tjetër fëmijë”, thotë gruaja braziliane. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/24/gruaja-qe-u-martua-me-kukullen-denoncon-na-kane-rrembyer-femijen-tone/

A2 CNN Livestream

Latest Videos