Gruaja zmbraps sulmin e leopardit vetëm me bastun

Nga A2 CNN
30 Shtator 2021, 22:40 | Lifestyle

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin e frikshëm kur një leopard i vjen nga mbrapa një gruaje dhe e sulmon atë, në oborrin e shtëpisë së saj.

Ngjarja ka ndodhur në Mumbai të Indisë, ku 55-vjeçarja Nirmaladevi Singh po qëndronte ulur në bordurë, kur leopardi nis sulmin.

Grabitqari e rrëzon në tokë gruan me një goditje të fortë me putër, por ajo merr bastunin dhe e godet në kokë leopardin, duke bërë që kafsha të largohet me vrap. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos