Guterres takon Erdogan: Ta ndalim sa më shpejt këtë luftë

Nga A2 CNN
25 Prill 2022, 20:18 | Bota
Guterres takon Erdogan: Ta ndalim sa më shpejt këtë luftë

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres u takua në Turqi me presidentin Erdogan, në një përpjekje diplomatike që zyrtari i lartë ka nisur për të përvijuar në shinat e duhura të negociatave mes Rusisë dhe Ukrainë.

Gjatë takimit, Guterres vlerësoi përpjekjet e Turqisë dhe liderit të saj në lidhje luftën në Ukrainë dhe arritjen e një marrëveshje të pranueshme nga të dyja palët.

Sipas komunikatës së Pallatit të Qelqtë, të dy liderët përsëritën angazhimin e tyre të përbashkët për të përfunduar sa më shpejt luftën dhe dhënies fund të dhimbjes së civilëve të pafajshëm.

Kreu i OKB pritet që të martën të shkojë në Moskë, ku do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin dhe do të jetë i pranishëm në një drekë pune me ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov.

Ndalesa e tij e fundit më pas do të jetë në Kiev të enjten, ku do të takohet me liderin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Ministrin e Jashtëm Dmytro Kuleba. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos