









Premier League rinis në shenjën e Erling Haaland. Falë yllit norvegjez, Manchester City siguroi fitoren 3-0 në fushën e Wolverhampton.
Pas avantazhit të shpejt me Graelish, Haaland shënoi golin e 11-të personal në këtë sezon. Një ecuri e jashtëzakonshme kjo e sulmuesit, që cilësohet më i miri në botë për momentin. Phil Foden realizoi edhe golin e tretë për Manchester City, që merr kreun me 17 pikë pas shtatë javëve të luajtura.
Për t’u veçuar momenti mjaft prekës i minutës së 70, kur loja ndaloi në kujtim të mbretëreshës Elizabeth II. Minutazhi simbolizonte 70 vitet e saj në krye të Mbretërisë së Bashkuar, me lojtarët dhe tifozët që duartrokitën. (A2 Televizion)