Ukrainë, trupat britanike dhe aleatët do të hapin zjarr ndaj rusëve nëse sulmohen?

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2026, 18:09 | Bota

Ukrainë, trupat britanike dhe aleatët do të hapin zjarr ndaj

Trupat britanike dhe aleatët e tyre evropianë do të lejohen të kundërpërgjigjen në rast se sulmohen nga forcat ruse, nëse dislokohen në Ukrainë si paqeruajtës pas arritjes së një armëpushimi, kanë bërë të ditur zyrtarë perëndimorë.

Forca stabilizuese, e udhëhequr nga Britania dhe Franca, nuk do të mbështetet as në sistemet apo teknologjinë amerikane, siç është Starlink i Elon Musk, dhe në rast dislokimi pritet të përbëhet pothuajse tërësisht nga trupa evropiane.

“Është e qartë se ne do t’i mbrojmë forcat tona nga çdo agresion”, tha një zyrtar i njohur me planet, duke theksuar megjithatë se trupat perëndimore në Ukrainë do të veprojnë në mënyrë “mbrojtëse”.

Detajet u bënë publike ndërsa Britania dhe Franca prezantuan stërvitjen ushtarake “Koalicja”, e cila do të zhvillohet më vonë gjatë këtij muaji në Poloni. Bëhet fjalë për një simulim me pjesëmarrjen e 11 vendeve, që synon të testojë mënyrën se si ushtritë evropiane mund të dislokohen me shpejtësi në Ukrainë në rast se lufta merr fund.

Në këtë testim të forcës shumëkombëshe do të marrin pjesë 2 800 ushtarë, marinarë dhe pjesëtarë të forcave ajrore. Franca do të kontribuojë me 1 500 trupa nga Divizioni i Parë, ndërsa Britania me 300 trupa nga Brigada e 7-të e Mekanizuar e Lehtë.

Ndërtesa e administratës së qytetit në Kramatorsk, e dëmtuar pjesërisht nga një sulm ajror rus, përfshihet nga flakët.

Megjithëse një dislokim i ardhshëm në mbështetje të Kievit mbetet ende një skenar hipotetik, kjo është një kujtesë se konflikti mund të rifillojë dhe të përfshijë edhe trupat britanike.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos