
Pas 24 orësh bllokadë, bizneset e qytetit të Vlorës që operojnë në zonën e Lungomares kanë hapur sot aktivitetin e tyre.
Bizneset kanë vendosur që të marrin pak kohë, për të koordinuar hapat e radhës të protestës së tyre. Dy kërkesat e tyre kryesore janë shtimi i orarit të shërbimit deri në orën 2 pas mesnate si dhe reduktimin e patrullave të policisë pranë bizneseve të tyre.
Sipërmarrësit i cilësojnë pikat si të panegociueshme, ndërsa kërkojnë miratimin e tyre nga qeveria.
Prej dy ditësh bizneset në Vlorë protestojnë për lehtësimin e mëtejshëm të masave. Ata vendosën të mbyllnin gjithçka përgjatë Lungomares, duke i vendosur shiritat lokaleve, të cilëve u kishin fikur edhe dritat, ndërsa kanë vendosur qirinj në hyrje.
Ata kanë thënë se do të përshkallëzojnë protestën në qoftë se nuk do të merren parasysh kërkesat e tyre. (A2 Televizion)