Hetimet për Trump, dëshmia kompromentuese e ish-këshilltares për Rusinë

Nga A2 CNN
15 Tetor 2019, 16:31 | Bota
Hetimet për Trump, dëshmia kompromentuese e ish-këshilltares

Fiona Hill dëshmoi për gati 10 orë pas dyerve të mbyllura në Capitol Hill. Ajo u tha demokratëve më shumë informacione lidhur me hetimet për shkarkimin e presidentit për skandalin e Ukrainës.

Ish-këshilltarja e Donald Trump për Rusinë i tha Kongresit se kishte shprehur shqetësimin e saj, lidhur me shkeljet në politikën e jashtme me Ukrainën.

Një prej problemeve kryesore? Përfshirja e Rudy Giuliani, avokati personal i Trump. “Rudi Xhuliani ka qenë një forcë kryesore e administratës në përcaktimin e një politike të nëndheshme në Ukrainë”, tha Jamie Raskin, ligjvënës.

Burime të cituara nga CNN thonë se Fiona Hill kishte ndarë shqetësime të tjera me Këshilltarin e Sigurisë kombëtare John Bolton. Hill përmendi një takim mes Bolton dhe ambasadorit amerikan në Bashkimin Europian Gordon Sondland, vetëm 15 ditë para telefonatës me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski. Në atë takim, thuhet të jenë përmendur hetimet ndaj ish-zëvendëspresidentit Biden dhe djalit të tij. Ish-këshilltarja për Rusinë, thuhet të ketë dëshmuar gjithashtu se Bolton nuk e vlerësonte avokatin personal të Trump, Giuliani. Madje në një rast e kishte përshkruar atë si granatë dore që do të shpërthente herët a vonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos