Nuk ulet tensioni në Katalonjë, pas vendimit të Gjykatës së lartë spanjolle për të dënuar ashpërsisht liderët që shpallën pavarësinë nga Madridi në vitin 2017.
Dje një manifestim i paprecedentë ka bllokuar aeroportin ndërkombëtar El Prat të Barcelonës. Mijëra manifestues kanë djegur rrota makinash dhe dru, duke bllokua rrugët hyrëse drejt aeroportit, dhe duke “pushtuar” të gjithë perimetrin e terminalit.
Forcat speciale të policisë reaguan menjëherë dhe arritën të bllokonin përshkallëzimin e situatës. Më shumë se 50 persona kanë mbetur të lënduar, ndërkohë që protesta ka shkaktuar një kaos në aeroport, me të paktën 108 fluturime që u anuluan si pasojë.
Vendimi i Gjykatës spanjolle rrezikon që zgjedhjet katalane të 10 nëntorit të ndodhin në një klimë të tensionuar dhe paradoksale, ku pjesa dërrmuese e liderëve janë të arrestuar ose jashtë shtetit për t’i shpëtuar urdhrave të arrestimit. (A2 Televizion)