“High School Musical”

Nga A2 CNN
8 Maj 2023, 08:28 | Aktualitet

“High School Musical”, muzikali më i njohur në botë për të rinjtë, erdhi për herë të parë në Shqipëri. Këtë muzikal e solli liceu artistik “Jordan Misja”, nga datat 2 deri më 5 maj. Nën drejtimin e regjisores Klaudia Hila, nxënësit vunë në skenë këtë teatër muzikor me mizanskena dhe skenar të përshtatur me jetën e përditshme të nxënësve. Regjisorja Hila dhe drejtoresha e liceut artistik “Jordan Misja”, Etleva Kolnika, ishin të ftuara në “Dita Jonë”, në A2 CNN, për të na treguar më shumë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos