Humbin jetën 3 zjarrfikës në Itali, po hetohet për shpërthim të qëllimshëm

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2019, 11:46 | Bota

Një shpërthim i fuqishëm iu ka marrë jetën 3 zjarrfikësve në Quargnento, në provincën e Alessandrias, ndërsa kishin shkuar për të shuar një zjarr në orën 2 të mëngjesit në një objekt të pabanuar.

Shpërthimi dyshohet të jetë shkaktuar nga një rrjedhja e gazit ose zjarri që kishte përfshirë objektin. Si pasojë e tij dhe një oficer policie mbeti i plagosur. Autoritetet kanë hapur menjëherë një hetim, pasi në vendngjarje kanë gjetur bombola gazi dhe një mekanizëm me orë që shërben për të kryer shpërthime, gjë që i ka bërë të dyshojnë për një zjarrvënie të qëllimshme.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, zjarrfikësit që shkuan në vendngjarje për t’iu ardhur në ndihmë kolegëve të tyre, gjetën mes rrënojave mbetje bombolash gazi, bombola të pashpërthyera dhe mekanizmin me orë për shpërthimin që ishte caktuar në 01:30 të mëngjesit.

Një nga hipotezat e hetimet ka lidhje me mundësinë për të shitur objektin e pabanuar. Ndoshta shpërthimi i parë duhet të shkatërronte të gjithë objektin dhe shpërthimi i dytë ka ndodhur gabimisht, gjë që çoi dhe në tragjedi. Hipoteza tjetër është që ndoshta dhe në pjesën e shembur ka pasur një shpërthim të kronometruar që shkaktoi efektin domino dhe aktivizimin e bombolave të tjera. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos