
Gjykata e Lartë i heq burgimin e përjetshëm Festim Bexhdilit, ish-kopshtarit të fajësuar për rrëmbimin e zhdukjen e Jan Prengës.
Pas shqyrtimit të rekursit të bërë prej tij, Kolegji Penal ka lënë në fuqi fajësinë, por ndryshuar masën e dënimit nga burg përjetë në 25 vitë burg.
Sipas prokurorisë Bexhdili shfaqej ne pamje duke bërë gati veglat e punës për të zhdukur trupin e babait të 4 fëmijëve.
Jani Prenga u rrëmbye mesditën e 17 janarit 2020. Për herë të fundit trupi i tij i pajetë është filmuar nga një kamera sigurie në kompleksin në Shijak, por pa mundur të gjendet më. (A2 Televizion)