I akuzuar për vrasjen e Jan Prengës, Gjykata lehtëson masën për Leonard Hajrin

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2021, 10:50 | Kronikë
I akuzuar për vrasjen e Jan Prengës, Gjykata lehtëson masën

Gjykata e Posaçme ndryshon masën e sigurisë për Leonard Hajrin. Nga arrest me burg dërgohet në "detyrim paraqitje".

I dyshuari tjeter i dërguar në "arrest shtepie" është Olsi Turja.

Para pak ditësh u lirua Ardian Docaj, ndërsa në pranverë të 2020-s Bajram Hajri.

Këta persona dyshohen për përfshirje në rrëmbimin dhe torturimin me pasojë vdekjen e Jan Prengës.

Për momentin, në burg mbetet kopshtari Festim Bexhdili. Në kërkim janë edhe Altin Hajri e Gentian Docaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos