
Një automjet, tip Benz, është djegur në oborrin e banesës në pronësi të shtetasit me iniciale B.V., në Krujë.
Në njoftimin paraprak të policisë nuk ka shumë detaje për ngjarjen, e cila ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm.
Policia ka shoqëruar disa persona në ambientet e Policisë si dhe janë administruar provat në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. (A2 Televizion)