Votohet qeveria Kurti, opozita bojkoton seancën

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2020, 18:22 | Kosova
Votohet qeveria Kurti, opozita bojkoton seancën

Nga sot Kosova ka një qeveri të re, e cila do të drejtohet nga Albin Kurti. Kuvendi i Kosovës miratoi me 66 vota pro dhe 10 abstenim kabinetin e ri qeveritar për 4 vitet e ardhshme, duke i dhënë fund ngërçit 4 mujor që pasoi zgjedhjet e 6 tetorit.

Opozita e re kritikoi kryeministri Kurti dhe programin e tij qeverisës dhe në momentin e votimit në Kuvend, deputetët e PDK, AAK dhe Nisma u larguan nga salla.

Qeveria do të ketë 15 ministri, ku prej tyre gjashtë i takojnë Lëvizjes Vetëvendosje, gjashtë Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe tri minoriteteve. Gjithashtu ajo do të ketë dhe 2 zv/kryeministra si dhe 33 zv/ministra.

Lidhja Demokratike mori dhe postin e Kreut të Kuvendit, i cili do të drejtohet nga Vjosa Osmani dhe në negociata u ra dakord që për presidentin të bisedohet në kohën kur t’i përfundojë mandati Hashim Thaçit.

Kabineti i Qeverisë “Kurti”

Zëvendëskryeministri i parë: Avdullah Hoti

Zëvendëskryeministri i dytë: Haki Abazi

Ministër i Punëve të Jashtme: Glauk Konjufca

Ministër i Punëve të Brendshme: Agim Veliu (nënkryetari i LDK)

Ministër i Drejtësisë: Albulena Haxhiu

Ministër i Integrimeve Europiane: Blerim Reka

Ministër i Financave dhe Transfereve: Besnik Bislimin

Ministër i Ekonomisë: Rozeta Hajdarin

Ministër i Shëndetësisë: Arben Vitia

Ministër i Bujqësisë: Besian Mustafa

Ministër i Mbrojtjes: Anton Quni

Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit: Lumir Abdixhiku

Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit: Vlora Dumoshi

Ministër i Arsimit: Hykmete Bajrami (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/02/03/kuvendi-i-kosoves-kurti-prezanton-kabinetin-dhe-programin-qeverises-3-miliarde-euro-buxhet/
https://a2news.com/2020/02/03/thaci-pershendet-qeverine-e-re-te-kapim-kohen-e-humbur-sfida-te-medha-kemi-perpara/
https://a2news.com/2020/02/03/ambasadat-urojne-qeverine-e-re-ne-kosove-kerkojne-rifillimin-e-dialogut-me-serbine/

A2 CNN Livestream

Latest Videos