Thaçi përshëndet qeverinë e re: Të kapim kohën e humbur, sfida të mëdha kemi përpara

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2020, 18:39 | Kosova
Thaçi përshëndet qeverinë e re: Të kapim kohën e

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përshëndeti votimin e qeverisë së re në Kuvend dhe kërkoi prej saj të fillojë sa më parë punën për përmbushjen e premtimeve të bëra ndaj qytetarëve të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi u shpreh se tashmë duhet kompensuar koha e humbur pasi sfidat që ka përpara vendi janë shumë të mëdha.

“E mirëpres votimin e sotëm të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për krijimin e Qeverisë së re. Duke uruar kabinetin e ri qeveritar, i ftoj të fillojnë sa më shpejt punën për përmbushjen e premtimeve të dhëna karshi qytetarëve, duke kompensuar ditët e humbura dhe vazhduar angazhimin institucional për përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë. Republika e Kosovës ka sfida të shumta përpara të cilat mund të tejkalohen vetëm me punë, me përkushtim, me përgjegjësi dhe përgjegjshmëri shtetërore”, shkruan presidenti Hashim Thaçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos