Një 24-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është përfshirë në një aksident pasditen e së dielës në aksin rrugor Milot-Thumanë.
Policia bën të ditur se drejtuesi i mjetit tip "BMË", shtetasi me iniciale D.Gj.,24 vjeç, banues në Laç, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe përplasur me trafikndarësen.
Ai u dërgua me urgjencë në një spital privat në Tiranë, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë. (A2 Televizion)