I mohoi Napolit zonën Champions, trajneri i Veronës “shpërthen” ndaj gazetarit

Nga A2 CNN
24 Maj 2021, 10:23 | Futboll
I mohoi Napolit zonën Champions, trajneri i Veronës

Trajneri i Veronës, Ivan Juric, u nervozua me gazetarin e Sky, i cili i nisi pyetjet me komentin “Verona u paraqit ndryshe nga ndeshjet e fundit kundër Napolit”.

Verona barazoi 1-1 në transfertë ndaj Napolit, rezultat që e la ekipin e Gennaro Gattusos jashtë zonës Champions.

Juric iu hakërrye menjëherë gazetarit: “The një budallallëk të madh që në fillim, po tregon mungesë respekti. Skuadra ime ka dhënë gjithmonë maksimumin, kjo sjellje që vërehet në Itali është e papranueshme. Nëse nuk i ndjek ndeshjet tona, nuk mund të flasësh kështu. Nuk bëhet kështu”.

Edhe ndërhyrja nga studio nuk e qetësoi trajnerin Juric, i cili gjithsesi i dha një mundësi tjetër gazetarit për të riformuluar pyetjen. Por, gazetari nuk e shfrytëzoi: “Pamë sot një Veronë me motivim ndryshe…”.

Juric ia ktheu: “Prapë ti? Po tregon mungesë respekti. Nuk e pranoj diskutimin “ditët e tjera jo, sot po”. Skuadra ka dhënë gjithmonë maksimumin. Nuk shkon kështu, duhet të më kërkosh falje”.

Pas kësaj, trajneri u largua nga intervista. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=iqKb3sc0Bqs

A2 CNN Livestream

Latest Videos