Interi e mbyll me “manita” sezonin

Nga A2 CNN
23 Maj 2021, 16:54 | Futboll
Interi e mbyll me “manita” sezonin

Interi e ka mbyllur me një fitore të thellë sezonin futbollistik të vitit 2020-2021.

Ndonëse ishin shpallur fitues të kampionatit prej disa javësh, zikaltërit mundën 5-1 ekipin e Udinezes në një ndeshje që shënoi vetëm spektakël pasi të dy ekipet nuk kishin nevojë për pikë.

Young, Eriksen, Martinez, Perisic dhe Lukaku e mbyllën me nga një gol sezonin që pa Interin fitues të kampionatit pas shumë vitesh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos