
Vetëm pak muaj pas dëmtimit të rëndë që pësoi sezonin e kaluar, një tjetër ndalesë vjen për sulmuesin e ri të Romës, Nicolo Zaniolo.
I konsideruar si një ndër talentet e futbollit italian, Zaniolo konfirmon këputjen e ligamentit të gjurit të majtë gjatë ndeshjes që Italia zhvilloi për Ligën e Kombeve përballë Holandës.
Zaniolo do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike të mërkurën, një procedurë që e kaloi pak muaj më parë në këmbën e djathtë.
“Për shumë njerëz që më pyesin si jam, këtë mëngjes i kam bërë testet që treguan këputjen e ligamentin kryesor në gjurin e majtë. I falënderoj të gjithë, tifozët e Romës dhe të tjerët për mbështetjen. Do të kthehem së shpejti”, shkruan 21-vjeçari në Instagram. (A2 Televizion)