I pakënaqur nga makina, i riu djeg Mercedesin prej 180 000 dollarësh

Nga A2 CNN
28 Tetor 2020, 08:26 | Lifestyle
I pakënaqur nga makina, i riu djeg Mercedesin prej 180 000 dollarësh

Një bloger i njohur rus ka djegur makinën e tij luksoze Mercedes GT63s që e kishte blerë 180 000 dollarë, pasi nuk ishte i kënaqur me shërbimin teknik të ofruar nga marka gjermane.

I riu Mijail Litvin e kishte blerë mjetin, në maj të vitit 2019, por pak më shumë se një vit më pas vendosi ta digjte. Sigurisht që vendosi që të bënte edhe një video, që ka marrë më shumë se 10 milionë klikime.

Arsyeja e këtij veprimi drastik ishte se makina kishte nisur të shfaqte probleme dhe rusi zbuloi se ajo nuk kishte pjesë origjinale. Marka gjermane nuk pranoi fajin dhe nuk mori përsipër që t’i zëvendësonte pjesët. Kështu, rusi vendosi që të paktën të merrte disa milionë klikime. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=TVCWKa1mbkE

A2 CNN Livestream

Latest Videos