Modelja që theu barrierat, "plus-size" dhe me hixhab

Nga A2 CNN
25 Tetor 2020, 12:00 | Lifestyle
Modelja që theu barrierat, "plus-size" dhe me hixhab

Një modele myslimane, me ngjyrë dhe “plus-size” po thyen barrierat në industrinë e modës pasi u zgjodh nga marka PrettyLittleThing për të prezantuar linjën e saj të re të veshjeve.

Billy Marsal, 21 vjeç, është një influencuese e vendosur në Londër, e cila u kërkua nga gjigandi i shitjes me pakicë në internet, pak pasi hyri në tregun e Lindjes së Mesme.

Puna e Marsal me PrettyLittleThing shënon herën e parë që marka paraqet një modele të veshur me hixhab ose shami, konfirmoi kompania me bazë në Mbretërinë e Bashkuar.

"Nuk e kuptova se sa e madhe ishte kjo marrëveshje derisa fillova të marr mesazhe nga njerëzit që ishin aq të entuziazmuar për këtë. Atëherë kuptova, wow, kjo është e mahnitshme," tha Marsal për CNN.

"Po unë jam me ngjyrë, jam myslimane, jam plus size, por kurrë nuk kam menduar se do të jem unë ajo që do t'i bëj njerëzit të ndihen kështu".

Marsal është e re në botën e modelingut profesional, por është e entuziazmuar që përfaqëson gratë e reja muslimane dhe i ndihmon ato të gjejnë rroba që mbështesin vlerat e tyre fetare.

"Si vajza që mbajnë hixhab, ne u rritëm duke blerë rroba që duhej ti ndryshonim për t'i bërë ato modeste”, shtoi ajo.

Marsal njoftoi punën e saj me PrettyLittleThing në një Twitter që ka grumbulluar më shumë se 500,000 pëlqime dhe 60,000 retëeets.

PrettyLittleThing, e cila ka bashkëpunuar me gra shumë të famshme si Kylie Jenner dhe Hailey Baldwin, tha se synon të "frymëzojë besim" tek klientët me një mesazh të barazisë dhe pozitivitetit për trupin e tyre.

"Unë mendoj se ajo që do të ndodhë është që kjo një ditë do të jetë kaq normale sa nuk është për t'u habitur më, sepse konkurrentët po vërejnë se çfarë po bëjnë marka si PrettyLittleThing dhe do të bëhet normë," tha Marsal duke shfaqur hapur lumturinë e saj që industria e modës po ndryshon duke përfshirë më shumë gra myslimane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos