I publikuan letrën për të atin, Meghan Markle fiton gjyqin ndaj tabloidit britanik

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2021, 18:06 | Bota
I publikuan letrën për të atin, Meghan Markle fiton gjyqin ndaj

Meghan, Dukesha e Suseksit, ka fituar gjyqin ndaj një tabloidi britanik, që kishte publikuar letrën që i kishte shkruar ajo babait të saj, Thomas Markle.

Bëhet fjalë për letrën që ajo i kishte dërguar të atit në vitin 2018 dhe që u publikua në “Mail on Sunday”.

Sipas gjyqtarit, “publikimi ishte i tepërt dhe i paligjshëm”, duke qenë se ishte një letër private.

Meghan mirëpriti vendimin, duke u shprehur në një komunikatë se “pas dy vitesh, i jam mirënjohëse gjykatës që bëri me faj “The Mail on Sunday”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/01/12/princ-harry-dhe-meghan-markle-heqin-dore-perfundimisht-nga-rrjetet-sociale/

A2 CNN Livestream

Latest Videos