I vdekuri nuk pranohet në kishë, e çuan me karrige dhe jo me arkivol

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2020, 13:23 | Lifestyle

Trupi i pajetë i një personi nuk u lejua në kishë për të zhvilluar ceremoninë mortore, pasi të afërmit nuk e sollën me arkivol, por të ulur në një karrige.

Shumë nga pjesëmarrësit mezi e njohën 29-vjeçarin Che Lewis dhe shumë të tjerë e kritikuan atë për mosmbajtjen e maskës.

29-vjeçari Che mbeti i vrarë në një atentat në qytetin e tij të lindjes, Diego Martin në Trinidad Tabago së bashku me babanë e tij 54-vjeçar.

Trupi i Che u filmua ndërsa po çohej në kishë me një makinë kabriole, i ulur në karrige që ta shihnin qytetarët e tjerë.

Kortezhi mortor kaloi në fillim në kryeqytetin Port of Spain për të vijuar në qytetin e Diego Martin. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos