I vjedhin medaljen e kampionit, Pioli: Ma ktheni se vetëm një kam

Nga A2 CNN
23 Maj 2022, 08:20 | Futboll

Një episod i pakëndshëm ka ndodhur ditën e djeshme, gjatë festimeve të Milanit në fushën e Sassuolos.

Trajnerit të kuqezinjve, Stefano Pioli, i vodhën medaljen e kampionit, që sapo e kishte marrë në ceremoninë e organizuar nga Liga e Serisë A.

“Më kanë marrë medaljen gjatë festimeve. U them mediave që të bëjnë apel të ma kthejnë sepse vetëm atë kam”, tha Pioli për “La Repubblica”.

E menjëhershme përgjigjja e Ligës: “Mister Pioli, medaljen ta japim prapë nesër”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/05/22/milan-19-here-kampion-leao-dhe-giroud-mbyllin-ceshtjen-titull-qe-ne-pjesen-e-pare/

A2 CNN Livestream

Latest Videos