I vonoi një muaj pagën, minatori shkatërron kamionët e kompanisë

Nga A2 CNN
16 Shtator 2021, 12:47 | Lifestyle

Një minator vendosi që të shkatërronte kamionët e kompanisë, pasi pronari i kishte vonuar pagën.

Ngjarja ka ndodhur në Sirnak të Turqisë, me burrin që shkatërroi me eskavator 5 kamionë.

Sipas mediave lokale, pronari i kompanisë ishte edhe xhaxhai i punëtorit që mori hak duke shkaktuar një dëm rreth gjysmë milionë eurosh.

Pas incidentit, punëtori dhe pronari arritën një marrëveshje, detajet e së cilës nuk u bënë të ditur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos