
U hap sot urgjenca e re e Spitalit Infektiv së bashku me imazherinë, janë dyfishuar shtreterit. Ministrja tha se do të ketë edhe shtim të stafit të mjekëve pas përfundimit të specializimeve, ndërsa deklaroi vendimin se familjarët nuk do të lejohen të shoqërojnë të afërmit në urgjencë pa lejen e mjekut.
“Është një investim që jo vetëm dyfishon kapacitetet në shërbimin e urgjencës së infektivit, realizon disa standarde të cilat duheshin për shërbimin e urgjencës së infektivit që janë dhomat e izolimit. Krijohen mjediset pritëse për familjarët. Në QSUT këtë vit kemi prioritet të përfundojmë spitalin kirurgjikal dhe gjithashtu do të vijë edhe investimin në spitalin e sëmundjeve të brendshme”, tha Manastërliu. (A2 Televizion)