Incidentet në derbi, jepet dënimi për Partizanin

Nga A2 CNN
12 Maj 2022, 12:40 | Futboll
Incidentet në derbi, jepet dënimi për Partizanin

Incidentet e dhunshme në derbin e fundjavës së kaluar, ku tifozët e Partizanit u përfshinë në sherre me rivalët e Tiranës, ka sjellë edhe ndëshkimin e skuadrës së kuqe.

Komisioni i Disiplinës vendosi që Partizani të luajë 4 ndeshje pa spektatorë dhe 100 000 lekë gjobë, duke qenë se mban edhe përgjegjësinë si klubi organizator i derbit.

Por, në fakt Disiplinori i ka toleruar kryeqytetasit, sepse duke shfrytëzuar nenin 32 dhe nënpikat e tij, dënimi me pezullim do të jetë me kusht. Kjo do të thotë që Partizani do të luajë vetëm dy ndeshje pa tifozë, teksa dy ndeshjet e tjera bëhen efektive vetëm nëse në gjashtë muajt në vijim, mbështetësit do të shkaktojnë të tjera incidente.

https://a2news.com/2022/05/07/tifozet-e-partizanit-nuk-e-kaperdijne-dot-titullin-e-tiranes-lufte-me-policine/

Tifozët e Partizanit ndalohen prej transfertës me Egnatian në Rrogozhinë dhe në ndeshjen në shtëpi me Kastriotin. Të kuqtë do të kenë mbështetjen e spektatorëve vetëm në javën e fundit të kampionatit, ku do të luajnë në Laç.

Klubi detyrohet gjithashtu të dëmshpërblejë dëmtimet e shkaktuara në stadiumin “Elbasan Arena”. Pjesën e saj të dëmtimeve duhet ta dëmshpërblejë edhe Tirana, me bardheblutë që gjithsesi kanë evituar ndeshjet pa tifozë, por janë gjobitur me 200 000 lekë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos