Indi, 5-vjeçarja përdhunohet në ambientet e Ambasadës Amerikane

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2020, 22:04 | Bota
Indi, 5-vjeçarja përdhunohet në ambientet e Ambasadës

Një 25-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka përdhunuar një vajzë 5-vjeçare në ambientet e Ambasadës Amerikane në kryeqytetin e Indisë, Delhi.

I riu u arrestua të shtunën, pasi prindërit e vogëlushes bënë padi në polici.

Babai i saj është pjesë e stafit të ambasadës.

25-vjeçari joshi vajzën në shtëpinë e tij pasi e pa të luante në oborr. Kur e vogla është kthyer në banesë, i ka treguar të ëmës se çfarë kishte ndodhur.

Në Indi, rreth 100 abuzime seksuale denoncohen në polici çdo ditë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos