Rivihet në punë sistemin i kullimit 2000 vjeçar në Pompei

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2020, 18:08 | Bota

Autoritetet në Itali kanë vendosur të rivënë në punë sistemin e kullimit të Pompeit edhe pse është ndërtuar më shumë se 2300 vjet më parë.

Sistemi i kullimit në qytetin e famshëm italian shtrihet në një gjatësi 450 metra dhe ishte ndëruar në atë kohë për të larguar ujin e shiut nga qendra e Pompeit.

Pas një analize të hollësishme të të gjithë linjës së sistemit të kullimit, ekspertët pikasën se ai ishte pothuajse i padëmtuar dhe në gjendje shumë të mirë edhe pse ishte ndërtuar mbi 2000 vjet më parë.

“Hyrjet e kanaleve kanë qenë të bllokuara, por që kur nisën problemet me përmbytjet nga reshjet ne i hapëm ato dhe vendosëm t’i përdorim sërish”, deklaroi shefi i vendit arkeologjik, Massimo Osanna.

“Fakti që na lejon të bëjmë këtë gjë tregon aftësitë e jashtëzakonshme inxhinierike të njerëzve të asaj kohe”, shtoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos