Bllokuan qarkullimin dje në Tiranë, policia gjobit 12 protestues

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2026, 11:01 | Kronikë

Bllokuan qarkullimin dje në Tiranë, policia gjobit 12 protestues

Policia e Tiranës ka vendosur 12 gjoba ndaj personave që bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të zhvilluar pasditen e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Sipas njoftimit të policisë, secili prej tyre është gjobitur me 5 mijë lekë, pasi nuk iu është bindur thirrjeve të përsëritura të policisë për lirimin e rrugës.

Njoftimi i Policisë Tiranë

Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve, gjatë tubimit të djeshëm, vendosen 12 masa administrative.

Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 12 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative të kryera gjatë tubimit të zhvilluar pasditen e djeshme, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për shtetas që kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë, nëpërmjet megafonit.

Për secilin prej këtyre shtetasve është vendosur masa administrative gjobë në vlerën 5 000 lekë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos