“Me Donald Trump deri në fund!”. Kjo është përgjigja e Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, që përmes një interviste me Nju Jork Times, përgënjeshtron raportimet se mund të dorëhiqet nga administrata e presidentit amerikan.
Megjithatë, shmangu përgjigjet për të ardhmen e tij politike. “Do të punoj për Presidentin Trump deri në përfundimin e mandatit të tij, ky ka qenë gjithmonë plani im. Nuk e di nga vijnë këto zëra, por unë e dua punën që po bën”, u shpreh Rubio.
Edhe Sekretari i Luftës, Pete Hegseth, në të njëjtën linjë, teksa jep këtë përgjigje me tonë të ashpëra ndaj paralajmërimit të demokratëve se mund ta shkarkojnë për shkak të dështimeve në luftën ndaj Iranit, shkruan A2.
“Ata më sulmojnë mua, na sulmojnë ne, sepse jemi efektivë. Por kjo nuk do të funksionojë. Ne nuk do të tërhiqemi. Ne vendosim gjithmonë Amerikën dhe ushtarakët tanë në radhë të parë, pa kërkuar falje për këtë. Dhe kjo betejë do të vazhdojë edhe në Kongres. Politikat e tyre nuk funksionojnë, ndaj obsesioni i tyre pas spektaklit politik, të maskuar si pushtet, i shtyn të përpiqen të shkatërrojnë kundërshtarët e tyre. Kjo nuk funksionoi kundër presidentit Trump dhe nuk do të funksionojë as kundër meje”, tha Hegseth.
Dhe menjëherë vjen “vetoja” e parë e presidentit amerikan në formën e një mesazhi politik të vendosur me kujdes para kamerave. Ndërsa nënshkruante masën që kufizon mobilimin e suitës presidenciale në Zyrën Ovale, Donald Trump zbuloi një detaj të ri dhe tërheqës në tavolinën historike presidenciale, Tavolinën e Vendosmërisë: një kapelë bejsbolli e kuqe me fjalën "Veto" të shkruar mbi të. Aksesori, dukshëm më i madh se një kapelë standarde, është i njëjti imazh të cilin ai e publikoi në rrjete sociale natën katastrofike për partinë e tij në zgjedhjet e Mesmandatit.
Në këtë drejtim rezultati sa vjen e thellohet: Demokratët parashikohet të rrëzojnë të paktën 30 republikanë në detyrë, ndërsa partia tejkalon 250 vende në Dhomën e Përfaqësuesve, gjë e cila nuk ndodhte që prej 2008-ës. Gjithashtu kanë siguruar edhe kontrollin e Senatit. (A2 Televizion)