Instagram vjen me risinë e re, zgjat kohën e “reels”

Nga A2 CNN
28 Korrik 2021, 11:13 | Teknologji
Instagram vjen me risinë e re, zgjat kohën e “reels”

Rrjeti social Instagram vjen me risinë e re duke zgjatur kohën e postimeve reels.

Më herët, të gjithë përdoruesit e Instagram kishin mundësinë të bënin dhe postonin video deri në 30 sekonda dhe tashmë ajo kohë është dyfishuar duke shkuar në 60 sekonda.

Ky zhvillim do t’i japë mundësi përdoruesve të kenë më shumë mundësi në krijimet e videove të tyre, pasi në fillimet e Instagram gjatësia e klipeve që mund të postoheshin ishte vetëm 15 sekonda. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos