
Numri i amerikanëve që kanë humbur jetën për shkak të problemeve me alkoolin është rritur ndjeshëm vit pas viti në SHBA, madje është dyfishuar për periudhën 1999-2017. Ky është zbulimi më i fundit i Institutit Kombëtar të Shëndetit.
Sipas statistikave, për këtë periudhë, numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të abuzimit me alkoolin, është rritur me 50.9%, apo e përkthyer në shifra do të thotë se më shumë se 1 milion amerikanë kanë vdekur për këto 8 vite, vetëm për shkak të alkoolit.
Norma më e lartë e vdekjeve është shënuar në vitin 2017. Shumë prej viktimave kanë vuajtur ndër vite për shkak të problemeve të shkaktuara në shëndet nga overdoza e alkoolit, ndërsa pjesa tjetër, edhe për shkak të konsumimit bashkë me alkoolin, edhe të drogave të tjera.
Përdoruesit më të mëdhenj të alkoolit dhe rrjedhimisht më të prekurit mbeten meshkujt, mes moshave 55 deri në 64 vjeç. (A2 Televizion)