Inter, Godin bllokon ardhjen e Vidal

Nga A2 CNN
16 Shtator 2020, 10:26 | Futboll
Inter, Godin bllokon ardhjen e Vidal

Ardhja e Arturo Vidal tek Interi është pothuajse e sigurt. Mungon vetëm komunikata zyrtare e klubit italian për të konfirmuar marrëveshjen me Barcelonën. Por, fillimisht zikaltërit po mundohen që të zgjidhin një çështje tjetër: atë të largimit të Diego Godin.

Mbrojtësi uruguajan, pas një sezoni të parë jo të mirë, nuk është në planet e trajnerit Antonio Conte dhe është pranë transferimit te Cagliari. Problemi është se ish-kapiteni i Atletico Madrid nuk kërkon të humbë as edhe një euro nga 5,5 milionë eurot e pagës që fiton tek Interi. Tani, Inter dhe Cagliari po mundohen që të gjejnë një zgjidhje.

Derisa të vijë kjo zgjidhje, Vidal është i bllokuar. Gjithsesi, mediat sportive italiane shkruajnë se zgjidhja është çështje orësh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos