Interi hidhet në sulm për Kumbullën, ofron para dhe kartonin e një lojtari

Nga A2 CNN
20 Gusht 2020, 22:14 | Futboll
Interi hidhet në sulm për Kumbullën, ofron para dhe kartonin e

Mediat italiane raportojnë se Interi ka nisur sërish negociatat me Hellas Verona për të marrë shërbimet e mbrojtësit shqiptar Marash Kumbulla.

Zikaltërit po mendojnë që pas finales së Europa League të bëjnë dhe ofertën zyrtare për 20-vjeçarin e Kombëtares Shqiptare ku përfshihen 18 milionë euro dhe kartoni i Eddy Salcedo në favor të Veronës.

Gjithashtu për t’i mbushur mendjen drejtuesve të Veronës do të ofrohet në formë huazimi dhe një nga të rinjtë e Interit mes Loucin Agoume dhe Sebastiano Espozito.

Marash Kumbulla shkëlqeu në sezonin e fundit të Serie A duke qenë shtylla e mbrojtjes së Veronës bashkë me Ahmir Rrahmanin. Për të kanë shprehur interesin dhe Lazio me Napolin, por Interi duket më i vendosur për të afruar në organikë “xhevahirin” e Kombëtares Shqiptare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos