
Sot në mbrëmje do të luhet dhe gjysëmfinalja tjetër e Kupës së Italisë. Juventus pret Fiorentinën në shtëpi për të caktuar aty skuadrën tjetër finaliste.
Pas fitores minimale në ndeshjen e parë, bardhezinjtë janë më të avanatzhuar edhe pse mungesat e lojtarëve mund të ndikojnë jo pak në skemën që tekniku Massimiliano Alegri do të hedhë në fushë.
McKennie dhe Chiessa janë dy mungesat e sigurta për trajnerin italian, ndërsa Artur dhe Locatelli janë në dyshim.
Nuk mund të thuhet e njëjta situatë për Fiorentinën që vjen me skuadrën e plotë dhe gati për përmbysjen. Shtëpia për Zonjën e Vjetër është kthyer në një mace të zezë. Kjo pasi nëse do t’i hedhim një sy 5 takimeve të fundit, Juventus ka fituar vetëm një duke regjistruar një rekord negativ për skuadrën.
Gjithçka nisi që nga eliminimi nga Villarreali në Champions League me pas Salernitana, humbja ndaj Interit, si dhe barazimi i fundit ndaj Bolonjës. Për këtë arsye, Juventus do të kërkojë sa më parë të dalë nga ky makth e ku më mirë se te trofeu i vetëm që mund të synojë këtë sezon, Kupa e Italisë. Dueli do të luhet sot në mbrëmje në orën 21:00. (A2 Televizion)