Arritje për skuadrat dardane, Kosova do të përfaqësohet me 4 skuadra në Europë

Nga A2 CNN
19 Prill 2022, 11:13 | Futboll
Arritje për skuadrat dardane, Kosova do të përfaqësohet me 4

Duke filluar nga kjo verë, Kosova do të përfaqësohet me 1 skuadër në Champions League dhe 3 në Conference League.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Federatës dardane, e cila me anë të një postimi i komunikoi tifozëve lajmin e shumëpritur.

Falë sukseseve në turet paraeliminatore, si dhe ecurisë pozitive që skuadrat kanë shfaqur në kualifikuese, numri i skuadrave nga Kosova në Ligën e Europës është rritur. Gjithashtu, skuadrat dardane nuk do të marrin më pjesë në turet paraeliminatore, por do të futen direkte në turin e parë kualifikues. Një sukses i jashtëzakonshëm ky për Kosovën që ka vetëm 5 vite përfaqësimi në veprimtaritë ndërkombëtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos