Manaj i bën të gjitha në një pjesë me Barcelona B

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2020, 16:23 | Futboll

Rey Manaj bëri çdo gjë në takimin e dytë me fanellën e Barcelonës B. Sulmuesi shqiptar gjeti golin e parë me fanellën blaugrana, por u ndëshkua edhe me karton të kuq.

Fillimisht, Manaj mori karton të verdhë për një ndërhyrje të parregullt, ndërsa në fundin e pjesës së parë, 22-vjeçari u ndëshkua për herë të dytë, këtë herë nga një vendim i tepruar i gjyqtarit për prekje të topit me dorë.

Manaj ishte shumë pranë golit edhe në një tjetër mundësi, por u ndal nga traversa. Gjithsesi, Barcelona B nuk u ndikua nga dalja e tij nga loja duke mundur skuadrën e Prat, 2 me 1. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos