
Gjykata e Lartë në Iran dënoi me vdekje një person, i cili u shpall fajtor për spiunazh në favor të CIA-s. Sipas zëdhënësit të gjykatës, i dënuari Amir Rahimpour fitoi sasi të mëdha parash në këmbim të informacioneve që i ofronte CIA-s rreth programit bërthamor të Iranit.
Zëdhënësi shtoi se dy spiunë të tjerë amerikanë u dënuan me 10 vjet burg për spiunazh dhe 5 vjet për akte kundër sigurisë së vendit. Emrat e tyre nuk bëhen të ditur, por mësohet se punonin në misione bamirësie.
Nuk ka ende një qëndrim zyrtar nga qeveria amerikane apo CIA rreth kësaj ngjarje. Në muajin korrik zyrtarët amerikan hodhën dyshime rreth deklaratave të autoriteteve iraniane se kishin arrestuar 17 spiunë, të cilët mblidhnin informacione rreth programit bërthamor dhe ushtrisë për CIA-n.
“Është pjesë e natyrë së regjimeve të ajatollahëve që të gënjejnë botën”, do të shprehej në atë kohë sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo. (A2 Televizion)