Pensionistët në juglindje të vendit, ku dimri thuajse ka trokitur me temepraturat e ulëta veçanërisht gjatë mbrëmjes, e kanë të pamundur të blejnë dru për ngrohje. Ata shprehen se me shumë gjasë do të ngrohen me batanije dhe jorgane, pasi çmimi i druve të zjarrit është i papërballueshëm për ta.
Ndërsa dimri po troket në juglindje të vendit më herët se në qytetet e tjera, pensionistët duhet të llogarisin edhe ngrohjen gjatë muajve të ftohtë.
Por, sa mundësi kanë ata që të blejnë dru zjarri për ngrohje, kur një metër kub lëndë drusore kushton 6 mijë lekë, ndërsa fatura e energjisë elektrike për ta është e lartë edhe pa filluar dimri.
Ndërkohë, shitësit e druve jashtë kamerave thonë se një nga faktorët e rritjes së çmimit është kostoja e naftës, e cila ndikon drejtpërdrejt në transportin e druve. (A2 Televizion)