“Duhet të largohet që të ruajmë demokracinë në SHBA”, vijon gjyqi ndaj Trump në Senat

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2020, 08:36 | Bota
“Duhet të largohet që të ruajmë demokracinë

Vijon gjyqi në Senatin amerikan për shkarkimin e Presidentit Donald Trump. Në seancën e mbrëmshme, Adam Schiff nuk u kursye ta quante Presidentin një njeri pa kompas morali dhe që duhej larguar nga Shtëpia e Bardhë për të ruajtur demokracinë e SHBA-ve.

Deklarata erdhi pas këmbënguljes së republikanëve të Trump se procesi ishte i motiivuar politikisht dhe i pavlerë.

“Ai ka tradhtuar sigurinë tonë kombëtare dhe me siguri do ta bëjë sërish. Ka ndërhyrë në zgjedhje dhe do ta ribëjë. Ju nuk doni ta akuzoni, ju nuk doni t’i dilni kundër. Por, nëse merrni guximin të përballeni me të, të tregoni të vërtetën, do të radhiteni ndër davidët që mposhtën Goliathin. Mjaft më”, tha Schiff, kryesuesi i demokratëve përpara 100 senatorëve të pranishëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos